Bastisje në Tetovë, arrestohen gjashtë shpërndarës droge, mes tyre edhe një grua me vajzën e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Tetovë dje në ora 11:20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë i kanë privuar T.J.(48), F.J.(20), D.B.(41), J.F.(35), N.A.(36) dhe një 17 vjeçar, të gjithë nga Tetova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e T.J., ku ajo jeton me vajzën e saj F.J. dhe djalin 17-vjeçar, ku janë hasur edhe personat e tjerë, të kryer me vendim gjykate, është gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe sende me mbetje kokaine.

“Më pas, në komisariat F.J. ka raportuar se D.B. në disa raste e ka çuar në prostitucion dhe se së bashku me J.F. dhe N.A. i mundësoi asaj përdorimin e kokainës”, njoftoi sot MPB.

Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse.

You may also like