Bastisje në Shkup, gjendet drogë dhe municione

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme është kryer bastisje në shtëpinë e një 45 vjeçari në Shkup.

Aksioni është realizuar nga zyrtarët policorë  të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup. Gjatë bastisjes, siç njoftohet, është arrestuar 45 vjeçari M.M nga Shkupi, përcjell KlanM.

“Konkretisht, me urdhër të gjykatës, është kryer kontrolli tek M.M, në zonën e Kisella Vodës, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafeje, një peshore dixhitale dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 mm”, thonë nga MPB.

45 vjeçari, sipas policisë, është ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohen parashtresa përkatëse./KlanMacedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like