Bastisje në Dojran për çertifikata të falsifikuara antikovid

by admin
Spread the love




Ministria e Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në 3 lokacione në Gjevgjeli për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale lidhur me falsifikimin e çertifikatave të vaksinimit në disa kazino në Dojran. Gjatë kontrollit në 3 kompani është marrë dokumentacioni mjekësor për testet e Covid-19 të  kryera gjatë kësaj periudhe kryesisht për shtetasit e huaj, ndërsa është marrë edhe regjistri elektronik për çertifikata të lëshuara nga 19 dhjetori deri ditën e djeshme. Dëshmitë e marra janë dorëzuar në prokurori për hetim të mëtutjeshëm. Aksioni policor vjen pasi mediat greke njoftuan se kazinotë në Gjevgjeli dhe Dojran japin çertifikata të falsifikuara të vaksinimit për mysafirët nga Greqia, të cilët nuk janë vaksinuar. Një pjesë e grekëve kanë zgjedhur këtë metodë për të hyrë në kazino pa vaksinë, pasi një gjë e tillë nuk u lejohet në Greqi. /SHENJA/


You may also like