Bastisen dy shtëpi dhe gjenden mbi një kg marihuanë, arrestohet një person

by admin
Spread the love

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Sektori Qendror, ka pranuar informata relevante se në një fshat të komunës së Graçanicës, një person i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.

“Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata,  janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç’rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre. Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987),  mashkull kosovar, përkatësisht në posedim të tij,  pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit marihuanë.

“Njësia e Forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg. 162 gramë (1162 gr.) substancë e dyshuar narkotike, të vendosura në qese letre”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit  i caktohet ndalimi policor prej 48 or, transmeton Klankosova.tv.

You may also like