Bashkimi Evropian ndan ndihma të reja në miliarda për Ukrainën

by admin
Spread the love

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen informoi presidentin ukrainas Zelenski për një paketë të re ndihmash me vlerë 18 miliardë euro.

Ndihmat janë planifikuar të jepen këste mujore prej nga 1.5 miliardë euro secili, njoftoi Komisioni i BE-së. Në bisedën telefonike që zhvilloi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Layen me presidentin ukrainas Zelenski u tha se kreditë do të japin një “kontribut të rëndësishëm” për nevojat financiare të Kievit për vitin 2023.

Fondet do të mbështesin gjithashtu Ukrainën për të zbatuar reforma të mëtejshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Eksporti i drithit nga Ukraina

Zelenski njoftoi në Twitter se kishte folur me von der Leyen për mbështetje financiare për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm. Një tjetër temë ishte eksporti i drithit nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi si kontribut për sigurinë globale të ushqimit.

Ukraina synon të sigurojë eksportet e drithit

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik, e cila synon të sigurojë eksportet e drithit nga Ukraina, është fillimisht e vlefshme deri më 19 nëntor dhe Rusia e ka lënë të hapur zgjatjen e saj./DW


Top Channel

You may also like