Bashkim familjar në Gjermani? Ambasada në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Ambasada gjermane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani.

Ambasada bën me dije se do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve nga data 1 janar 2022.

Kështu aplikuesit që synojnë bashkim familjar me bashkeshortët ose femijët gjermanë dhe europianë mund të lënë një takim më të shpejtë.

“Sektori i Vizave informon se duke filluar nga 01.01.2022 do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. Kategoria „Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe të Bashkimit Europian“ u mundëson aplikuesve që synojnë bashkim familjar me bashkëshortët ose fëmijët shtetas gjerman dhe shtetas të Bashkimit Europian lënien e një takimi më të shpejtë”, thuhet në njoftim./Opinion.al

You may also like