Bashkia e Tiranës: Salla e Pallatit të Kongreseve ka 2100 vende

by admin
Spread the love

Beteja në Partinë Demokratike mes Berishës dhe Bashës, është kthyer në një betejë numrash, ku të dyja palët pretendojnë se kanë shumicën dhe kanë organizuar dy Kuvende.

Kuvendi i Lulzim Bashës, u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku sipas Jemin Gjanës, në këtë Kuvend morën pjesë 5004 delegatë.

Kjo shifër është e pabesueshme, për faktin se salla e Pallatit të Kongreseve nuk mban as gjysmën e numrit të delegatëve të pretenduar nga Basha.

Sipas faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës, ajo sallë ka 2100 vende.

Pallati i Kongreseve është 70 metra i gjatë dhe 18-23 metra i lartë. Salla kryesore ka një kapacitet prej 2100 vendesh. Ky pallat u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Gjatë regjimit komunist partia në fuqi organizonte këtu kongreset e saj. Pallati ka dhe 3 salla më të vogla me kapacitet prej 150, 280 dhe 300 vendesh, të dizenjuara si ambiente pune për takime, mbledhje, forume apo ngjarje të tjera si këto”, thuhet në faqen e Bashkisë.

Ndërsa Kuvendi i Sali Berishës, u mbajt në stadiumin “Air Albania”, ku sipas organizatorëve mbi 4400 delegatë votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës.

You may also like