Bashkëshortja e Astrit Deharit reagon pas deklaratave të Molliqajt në Rubikon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, sonte u diskutua për rastin e Astrit Deharit – që nga vdekja e tij në burg e deri te rasti i fundit i zhdukjes së mostrave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në emision të ftuar ishin kryetari i PSD-së, njëherësh ish-Sekretari Organizativ i LVV-së, Dardan Molliqaj, ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, analistët Gazmir Raci dhe Vehbi Kajtazi.

Për deklarimet e Molliqajt në emision se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka vizituar Astritin sa ishte në burg, ka reaguar bashkëshortja e të ndjerit, Arta Boshtraj-Dehari.

Ajo i ka hedhur poshtë këto pretendime të ish-Sekretarit Organizativ të LVV-së.

“Për hir të korrektësisë që u përmend nga Dardan Molliqaj sot në emisionin Rubikon, sa i përket vizitave në burg sa ishte Astriti që asnjë nga zyrtarët e Vetëvendosjes nuk e kanë vizituar Astritin në burg dhe familjen në shtëpi, nuk janë të vërteta. Liburn Aliu dhe Albin Kurti kanë qenë në vizitë tek ne në shtëpi dhe kanë kërkuar nga ne që në vizitën e radhës të hyjnë në listë bashkë me familjen për vizitë në burg. Dhe e mbaj mend shumë mirë që Nona (Xhemile Dehari), ju ka thanë që në vizitën e radhës është lajmëruar Sami Kurteshi, por për vizitat e ardhshme do të i shkruajmë emrat për ju. Këtë ju ka thënë nona Liburnit dhe Albinit”, shkroi Boshtraj-Dehari në Facebook.

Bashkëshortja e Astritit shtoi se Dardani duhet ta ketë parasysh që këto vizita nuk kanë mundur të realizohen “pasi që Astritin pas dy dite që ne e kemi realizuar vizitën e fundit e kanë vra në burg”.

“Edhe sa për marren që e përmendi e sa për dhimtën që e kanë familja, juve si shokë të Astritit që keni qenë, veç pak me ju pas dhimtë shoku siç edhe po thirreni, kishi nejt në Lëvizje atë kohë kur edhe rasti ka qenë në vitin e parë të hetimeve, e ndoshta kjo do të kishte ndihmu që të zbardhej rasti edhe më herët”, përfundoi Arta Boshtraj-Dehari. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like