Bashkëshorti i Palomës hyn në shtëpinë e ‘Big Brother’ me një pyetje: “Ti nuk më do mua?”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e sotme, Paloma ka treguar më shumë rreth problemeve që ka pasur vite më parë me bashkëshortin e saj, pasi është dhunuar prej tij për shkak të varësisë ndaj alkoolit.

“Kam pasur nevojë të rikthehesha prapë, të mendoja dhe pak për veten time. Stresi është gjëja më e madhe. Një nga fitoret e mia më të mëdha është që të ndryshoja Andrejin dhe të rrisja vajzën me babain afër”, ka thënë Paloma teksa është pyetur se pse ka zgjedhur ta ndajë këtë ngjarje brenda shtëpisë së ‘Big Brother’.

Edhe gjatë këtyre momenteve ajo është përlotur dhe ka shtuar se ka denoncuar edhe në polici, ndonëse është një personazh publik.

Pas disa minutash në shtëpinë e ‘Big Brother’ ka ardhur edhe bashkëshorti i Palomës i cili i ka kërkuar të vazhdojë lojën, pa përfshirë gjërat e tjera.

“Ti nuk më do mua?”, ka qenë pyetja e tij, që Paloma i është përgjigjur me: “Pse të dua s’të ndaj asnjë moment nga goja”.

“Të lutem shumë, atë muhabet që kemi hapur ta mbyllim sepse ndikon tek prindërit tanë”, i ka kërkuar Andreji Palomës./revistawho.com

You may also like