Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, Edi Rama jep lajmin e mirë: Ju tregoj sektorët ku do të kemi projekte mes dy vendeve

by admin
Spread the love

Gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio, kryeministri Edi Rama tha se drejtësia dhe siguria janë kolonat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kreu i qeverisë Rama foli për një javë italiane që do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa foli për projekte në hekurudha, ekonominë detare, energji, bujqësi, turizëm dhe kulturë.

“Qe një mbyllje mjaft domethënëse e kësaj dite, e këtij komiteti të përbashkët, ku ne mundëm të trajtonim tema konkrete, veprime konkrete, dhe të identifikimin rrugëtime konkrete në drejtime me interes të përbashkët dhe jam shumë i kënaqur këtë ditë. Ka filluar në Pallatin Chigi dhe vazhdoi në takimet bilaterale të ministrave, dhe të tjerë që nuk janë të pranishëm por që përfaqësojnë kolona të rëndësishme të bashkëpunimit të Italisë dhe Shqipërisë, që janë temat e drejtësisë dhe sigurisë, për të mbërritur në këtë punë të përbashkët mes nesh që jam i bindur që do sjell fryte vitin e jashtëm. Do ju mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat e përfshirë për të vazhduar punën së bashkë.

Brenda kësaj jave italiane që duam të organizojmë qershorin e jashtëm. Nuk dua të hyj në hollësi për të mos i lodhur më shumë ata që na kanë ndjekur në këtë punë, duke marrë shënime dhe duke shënuar, si ambasadori i shkëlqyer në Shqipëri që shpresoj që në fund të misionit të tij të mos ta lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare ashtu siç ka bërë një mik tjetër që sot është në katet më të larta të kësaj ndërtese. Faleminderit Luigi, faleminderit Fabrizio dhe mirupafshim së shpejti në Tiranë. Nga nesër vazhdojmë të punojmë për këto projekte, nga hekurudhat të ekonomia detare, infrastruktura dhe energjia, bujqësia, tranzicioni ekologjik, turizmi, kultura, e me radhë, dhe pa harruar për këto shtylla që kanë karaktarizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, tha Rama.

Lexo lajme interesante

You may also like