Bashkëpunimi i rëndësishëm mes dy vendeve/ Erdogan-Putin inagurojnë termocentralin e parë bërthamor në Turqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë inauguruar reaktorin e parë të energjisë bërthamore në Turqi.

Termocentrali bërthamor Akkuyu në provincën jugore të Mersinit të Turqisë është ndërtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore.

Erdogan falënderoi liderin rus për ndihmën e tij në punën e bërë, ndërsa zbuloi se projekti madhështor do të japë shumë përfitime.

“Sot, ne jemi bashkë për të ndarë gëzimin e një lëvizjeje madhore që do ta vendosë Turqinë midis vendeve mbajtëse të energjisë bërthamore në botë. Ne jemi dëshmitarë të dërgimit të karburanteve bërthamore në vendin e centralit, që është faza përpara se termocentrali ynë bërthamor Akkuyu të fillojë të funksionojë. Akkuyu është investimi më i madh i përbashkët mes nesh dhe Rusisë. Ky projekt, me një kosto investimi prej 20 miliardë dollarësh. Termocentrali do të vihet në shërbim gradualisht deri në vitin 2028. Vetëm ky termocentral do të sigurojë 10 për qind të konsumit të energjisë elektrike në vendin tonë”, u shpreh Recep Tayyip Erdogan – President i Turqisë.

Gjatë bisedës online, Vladimir Putin deklaroi se ata ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

“Ky është një projekt flamuri. Ajo sjell përfitime të ndërsjella ekonomike, si dhe ndihmon në forcimin e bashkëpunimit në shumë nivele mes dy vendeve tona”, tha Vladimir Putin – President i Rusisë.

Të dy liderët morën pjesë virtualisht në një ceremoni që tregonte ngarkimin e karburantit bërthamor në njësinë e parë të energjisë në termocentralin e ndërtuar.

Termocentrali nisi filloi të ndërtohej në vitin 2018, ndërsa tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8, nuk i shkaktoi asnjë dëmtim. Erdogan nuk iu bashkua ceremonisë fizikisht pasi nuk mund të udhëtonte për shkak të një problemi shëndetësor që e detyroi atë të anulonte tubimet e fushatës këtë javë.


Top Channel

You may also like