Bashkëpunim me ish-partnerin? Reagon për herë të parë Tuna

by admin
Spread the love

Prej disa ditësh, në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna do të sjellë së shpejti një hit të ri. Por jo vetëm. Sipas disa portaleve, Tuna do të vijë në një bashkëpunim muzikor me ish-partnerin e saj, Cozman, duke habitur të gjithë fansat e reperit dhe këngëtares.

Burime për Prive.al thanë se marrëdhënia e tyre është e mirë dhe nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin pas ndarjes, teksa puna për të sjellë projektin e ri muzikor do të nisë së shpejti.

E pas këtyre lajmeve, ditën e sotme ka reaguar vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka postuar foton e një pikture në nstaStory-n e saj, dhe shkruan bashkangjitur: “A kanë ujë ato burime”, ndërsa shton edhe disa ‘emoji’ duke qeshur.

Kështu, këngetarja i referohet burimeve të Prive’-së, duke nënkuptuar që nuk kanë “ujë” ose ndoshta “ujin e duhur”. Megjithatë nuk e ka mohuar drejtpërdrejtë kështu që të shohim, ndoshta edhe mund të kemi një “Tuna ft Cozman”

You may also like