Bashkëpunëtorja e ngushtë Zuckerberg largohet pas 14 vitesh nga Facebook

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefja Operative e Platformës Meta, Sheryl Sandberg, partnerja e ngushtë në punë e Mark Zuckerberg ka njoftuar se do të largohet nga biznesi pas 14 vitesh.

Njoftimi fillimisht i zbriti aksionet e kompanisë me 4%.

Raportohet se largimi i Sandberg vjen pasi platforma Meta po përballet me një ngadalësim të reklamave, pas një konkurrencë të madhe me TikTok.

“Kur mora këtë punë në vitin 2008, shpresoja se do të kryesoja në këtë rol për pesë vite. 14 vite më vonë, është koha që unë të shkruaj kapitullin tjetër të jetës sime”, u shpreh ajo, pas marrjes së vendimit.

Sandberg tha në postimin e saj se do të vazhdojë të jetë në bordin e Metës pas largimit nga kompania në vjeshtë.

Ndërsa Mark Zuckerberg shprehet se ai nuk ka në plan të zëvendësojë rolin e Sandberg drejtpërdrejt brenda strukturës ekzistuese të kompanisë, raporton Reuters.

“Mendoj se Meta ka arritur në pikën ku ka kuptim që grupet tona të produkteve dhe bizneseve të jenë më të integruara, në vend që të gjitha funksionet e biznesit dhe operacioneve të organizohen veçmas nga produktet tona”, tha Zuckerberg.

Largimi i saj shënon fundin e një epoke për kompaninë Meta, e cila po e zhvendos fokusin drejt produkteve harduerike dhe “metaverse”.

You may also like