Bashkë s’do kemi më komunikim, mos më bëj të të injoroj se del keq

by admin
Spread the love

Që pas daljes së Kiarës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Luizi ka vendosur që mos t’i japë më asnjë arsye Oltës për të folur me të, ndërsa mbrëmjen e kaluar ia ka thënë edhe në sy. Ai i tha që mos t’i flasë më nëse nuk do që ta injorojë në sy të të gjithëve.

Ndër të tjera, Luizi i kërkoi Oltës mos t’i përmendë më as emrin dhe i tha se ajo do të ekzistojë për të vetëm kur të jenë në nominim kokë më kokë së bashku me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Me mu sot po të them, e thashë këtë bisedë, e bëra këtë bisedë dhe të uroj fat, suksese, shëndet,, harmoni, pasuri, lumturi, çfarë të të dojë zemra”.

Olta: Gjithashtu

Luizi: Nga ky moment e mbrapa me mua s’ke asnjë lloj komunikimi. Mos më bëj të të të injoroj se del keq. Kështu që po ta them para.

Olta: Po, shumë faleminderit

Luizi: Nga ky moment ti me mua nuk ke as mirëmëngjes

Olta: Faleminderit që e the

Luizi: Dhe kisha pasur qef të mos e përmendësh emrin tim, siç nuk do ta përmend as unë. Të jap fjalën

Olta: Unë mos të përmend emrin ty?

Luizi: Fare

Olta: Sa herë të më teket, se je banor i shtëpisë

Luizi: Unë nuk ta përmend. Për mua nuk ekziston deri në momentin kur të jesh në nominim kokë më kokë me mua. Vetëm atëherë do flas

Olta: Po, dhe pse s’do flasësh ti?

Luizi: Se nuk e meriton

Olta: Pse? Ma shpjego.

Luizi: Se është mendimi im. Do e kuptosh kur të dalësh jashtë shtëpie

Olta: Po fol tani se ne po flasim, po bëjmë sqarimin e fundit

Luizi: Tashi natën e mirë, sonte e përnatë

Olta: Natën

You may also like