Bashkatdhetari Pjetër Prenrecaj, kandidat i Qendrës për zgjedhjet në Nidwalden

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qendra e Nidëaldenit do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme të qarkut me gjithsej 43 kandidatë, siç shkruan ajo në një deklaratë. Mes tyre janë 15 gra dhe nëntë politikanë të rinj. Njëmbëdhjetë kandidatë janë administratorë të mëparshëm qarku dhe në garë për zgjedhje janë 32 persona. Në këtë mënyrë partia mund t’i sjellë tek administratori i qarkut shqetësimet e të gjitha grupeve të popullsisë.

Në mesin e tyre është edhe Pjeter Prenrecaj, me prejardhje nga rrethina e Gjakovës. Bashkatdhetari 40-vjeçar ka kaluar nëpër pozicione të ndryshme profesionale dhe tani punon si shofer autobusi në transportin publik në rajonin e Kantonit Nidwalden. Pjetri në Zvicër ka ardhur në vitin 1991, në kuadër të bashkimit familjar, duke vijuar shkollimin fillor dhe atë të mesëm në këtë kanton zviceran. Brenga e tij ishte që migrantët aty ndaheshin sipas prejardhjes së tyre të vendit të migrimit, gjë që e shqetësonte pa masë dhe për të cilën angazhohej në çdo sferë të jetës, në mënyrë që këto ndasi të zhdukeshin. Pjetri tashmë është tepër i lumtur që gjeneratat e reja të shqiptarëve po arrijnë suksese në të gjitha fushat e jetës, e sidomos idhuli i tij është politikanja shqiptare e Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj. Fillimisht, ai e ushtroi profesionin e elektricistit, që më pas vetveten ta gjejë në profesionin e shoferit të autobusit. Si qytetar i Hergisëilit me prejardhje migrimi, ai është i lumtur të mbështesë integrimin e suksesshëm të bashkëqytetarëve të huaj. Përveç kësaj, Pjetër Prenrecaj ishte shumë i përfshirë në misionin katolik shqiptar. (Shtegu.com)

You may also like