Basha urdhër deputetëve të zbresin në bazë për Kuvendin e 18 dhjetorit, zbulon se kush fshihet pas organizmit të mitingut në “Air Albania”

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë dje një akuzë të fortë ndaj bashkëshortit të deputetes Blerina Gjylameti. Duke rikujtuar ‘kërcënimin’ që i bëri pak ditë më parë deputetit Alibeaj teksa i tha se deri me 11 dhjetor do të jetë në pozicionin e tij, Basha akuzoi gjatë konferencës me gazetarët burrin e deputetes se me nje kompani nga Italia ka sjellë skenografin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Mua më ka stresuar fakti që nuk po bëj 100% punën time. Këtu 100% e energjive të mia duhet të ishin në përballjen, publike, mediatike, protesta ndaj Edi Ramës. Ka 3 muaj që Edi Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Një pjesë e mediave janë pjesë e një konglomerati, të varura nga oligarkia që të mos dalin të vërtetat e qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Gjylameti i thotë Alibeajt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me një kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në “Arenën e Hajnisë”. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dhe jemi fëmijë që i shkojmë pas siç kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjeç. Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp”, deklaroi ai.

Më pas numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e PD dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në seli. Në mbledhjen e djeshme, mësohet se Basha diskutoi me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Po ashtu sipas të njëjtat burimeve, mësohet se në fokus ka qenë edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit, ku Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Përmes një mesazhi, Berisha thekson se Basha shpifi para mediave mbi koston e organizimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas Komisionit të Rithemelimit te PD-së, kostot do të bëhen transparente në ditët në vijim. Madje ai hodhi poshtë se burri i deputetes Blerina Gjylameti ka sjellë skenën e ndërtuar në “Air Albania”.

You may also like