Basha takon ambasadorin holandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e Holandës në vendin tonë Reinout Vos, ku në fokus të bisedës duken se kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, por edhe bashkëpunimi.

Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se ka ndarë me diplomatin holandez shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

Postimi i Bashës:

“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet. Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan kreu i PD.

You may also like