Basha takim me ambasadorët në selinë blu, shpërthen Tritan Shehu dhe nxjerr prapaskenat

by admin
Spread the love

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të ambasadorëve me kreun e PD, Lulzim Basha. Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se takimi me ambasadorët është kërkuar nga vetë Basha. Shehu thekson se kjo ka rëndësi të madhe interpretative, pasi sipas tij për këtë po spekullohet.

Deklarata e Shehut:

“Absurditet kur kerkon te “mbrohesh” nga nje takim me ambasadoret, qe e ke kerkuar vete. Takimi i sotem me Grupin Quinto eshte kerkuar nga vete Z.Basha e jo nga ambasadoret e nderuar, qe jane pjese e tij.

Kjo ka nje rendesi te madhe interpretative, mbi te cilen kerkohet te spekullohet. Sidoqofte une mendoj se secili nga ne per te qene i rendesishem ne PD duhet te llogarise mbeshtetjen qe ka ne antaresine e PD e jo te kerkohet te simuloje imazhe sureale per gjoja mbeshtetje nga ambasadoret.

Per neve ne PD votojne antaret e saj, ose te deleguarit e tyre. Delegatet votuan te shtunen ne Kuvend, antaret do te votojne me date 18 ne referendum” shkruan Shehu.

Lajme interesante

You may also like