Basha nxjerr zbuluar planin e fshehtë të Sali Berishës

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se Sali Berisha po përpiqet ta instrumentalizojë Partinë Demokratike në emër të interesave të tij personale.

“Shqiptarët sot masivisht dynden drejt Europës për cilësinë e jetës dhe pavarësisht gjithçkaje shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE. Është hera e parë që me qëndrimet dhe komunikimin tim po vendos një standard si duhet të sillet në shekullin XXI një politika që synon të udhëheqë vendin drejt Europës. Duhet të diferencoj mes tre gjërave të ndryshme, ata që flasin në emër të demokratëve, demokratët e pakënaqur që kërkojnë ndryshimin, ata duan të dinë ku do ta çojmë Shqipërinë përballë një regjimi si i Lukashenkos dhe atyre që duan ta instrumentalizojnë PD për arsye personale si Zoti Berisha”, u shpreh Basha në Abc News.

You may also like