Basha: Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme, ky është vetëm hapi i parë që i garanton Shqipërisë rrugën drejt BE-së

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkëputur një pjesë nga deklarata e tij për mediat, ku shprehet se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i ko*rrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi.

Basha shton se ky është hapi i pare, i cili më pas do të pasohet nga një paketë ndryshimesh kushtetuese, të cilat do t’i garantojnë vendit tonë ndarjen e pushteteve për të hapur rrugën drejt Bashkimit Eropian.

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga llumi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, shprehet Basha.

You may also like