Basha i përfshirë me Ramën në Portin e Durrësit? Rudina Hajdari befason me atë që thotë për ish-udhëheqësin e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari nuk do të surprizohej nëse ish-kryedemokrati, Lulzim Basha do të ishte përfshirë në aferën e portit të Durrësit me kryeministrin Edi Rama.

Në një inervistë për Euroneës Albania, Hajdari nënvizoi se Basha është peng i Ramës që prej vitit 2017.

“Pse mos të ndodhë një gjë e tillë? Sa i përket zotit Basha, ai e ka marrë prej kohësh, që nga 2017-a, janë gjëra që ne i dimë. Sa i përket kësaj çështjeje nuk e kam këtë lloj informaconi dhe nuk mund të them që di diçka të tillë.

Por nuk do të surprizohesha sepse ka raste të tilla që zoti Basha na ka lënë për të dëshiruar udhëheqjes së tij dhe më vjen keq që ne akoma vuajmë pasojat e një lidershipi të dobët”, theksoi ajo.

You may also like