Basha del në konferencë urgjente: Rama po përpiqet që të pengojë ngritjen e tre komisioneve hetimore, nuk do t’a lejojmë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat për të diskutuar për siuatën politike dhe aktuale në vend.

Deklarata e Bashës:

“Në aksion politik në shtator kemi kërkuar 3 komisione hetimore, një për masakrën zgjedhore, një për inceneratorët dhe një për çështjen Beccetti.

Ai për masakrën zgjedhore është ngritur dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabortuar vijon dhe ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund atë që ka ndodhru me votën e shqiptarëve. Shqiptarët nuk meritojnë shkrirjen e shtetit me partinë. Pa demokraci nuk ka ekonomi, nuk ka punësim. Mbetet prioritet absolut i yni dhe do vazhdojmë. Nuk do lejojmë të ndalet puna e këtij komisioni.

Dy komisionet e tjera po sabotohen nga Edi Rama me pretekste të gënjeshtra. Edhe në këtë rast, siç po përpiqet të sabotojë atë për masakrën zgjedhore dhe nuk ka për t’ia dalë, nuk do ia dalë dhe me dy të tjerët.

Mjedisin e ndosim siç bëjmë gjatë verës që çojmë paratë te inceneratorët. Me të njëjtën lehtësi që i vunë flakën mbetjeve në disa qytete për të ljustifikuar firmat e kryetarëve , me të njëjtën lehtësi mendojnë se mund të ndalin punën e ketyre komisioneve. Mbetjet duan t’i çojnë te inceneratoret.“-shprehet Basha.

You may also like