Basha bën lëvizjen urgjente, mbledh kryetarët e degëve në seli, zbulohet motoja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në mbledhje urgjente në seli në orë 16:00 kryetarët e 71 degëve të vendit. Bëhet me dije se Basha do të diskutojë në lidhje me organizimin e Kuvendit të PD-së.

Siç e ka njoftuar vetë Basha, Kuvendi i PD-së do të mblidhet me 18 Dhjetor një javë pas Berishës.

Motoja e kryedemokratit Basha për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD.

Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit, ndërkohë që ish-lideri historik i PD-së, ka zgjedhur datën 11 dhjetor për mbledhjen e këtij Kuvendi.

You may also like