Basha bën gafën e radhës helmon edhe veten me gaz, persona brenda selisë ndihen keq, ndërhyn policia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lulzim Basha, njihet për gafat e tij të shumta, gjatë tetë viteve në opozitës, ku një gafë e rëndë, ka ndodhur edhe në protestën e sotme të demokratëve.

Lulzim Basha, ka përdorur një sasi gazi lotsjellës të jashtëzakonshëm, duke harruar se gazi hyn dhe depërton kudo, ndaj një pjesë e konsiderueshme e këtij gazi, ka hyrë brenda selisë, duke bërë që njerëzit që ndodheshin aty të ndihen keq, madje ka raportime se është kërkuar edhe ambulanca.

Ky ka qenë momenti kur është kërkuar ndihma e policisë, për të bërë të mundur daljen jashtë nga selia.
Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë sapo ka mbërritur policia.

Berisha ka vijuar qëndrimin me kundragaz në shkallët e selisë dhe më pas është larguar.

Gjatë protestës persona brenda selisë, të cilët kanë përdorur shkopinj për të goditur protestuesit.

Kujtojmë se Lulzim Basha, ka qenë mjaft kritik ndaj ish-ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, kur ky i fundit përdorte gaz lotsjellës ndaj protestuesve demokratë.

Sot, Basha ka bërë të njëjtën gjë, duke hedhur gaz ndaj demokratëve, duke dëmtuar padashur edhe deputetët, mbështetësit e tij, por edhe veten.

You may also like