Bardhi-Berishës: Ke marr peng PD për të pasuruar familjarët

by admin
Spread the love

Deputeti i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Bardhi dhe Alibeaj janë marrë peng nga kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla lidhur me çështjen e presidentit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e ka sulmuar duke thënë se ish-kryeministri po poshtëron veten, në qëllimin për të pasuruar ende familjarët e tij ndonëse është shpallur Non Grata nga SHBA.

“Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”,-shkruan Bardhi.

You may also like