Barcelona synon transferimin e ‘plakushit’ të Interit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skuadra e Barcelonës i ka bërë ofertë zyrtare mesfushorit të Interit, kroatit Marcelo Brozoviq ka raportuar sajti italian “Calciomercato” të enjten.

Barcelona po synon transferimin e Brozovoqit në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Interin.

Tek Interi, në anën tjetër po shpresojnë që Brozoviq ta pranojë ofertën për rinovimin e kontratës që tashmë janë kanë bërë por kroati ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal.

Te Barça po e shohin Brozoviqin si përforcim ideal për mesfushën sezonin tjetër dhe do të tentojnë ta bindin të transferohet në “Camp Nou”.

29-vjeçari këtë edicion ka një gol e dy asistime në 29 ndeshje për Interin në të gjitha garat. Ai iu bashkua Interit në vitin 2015.

You may also like