Barcelona synon të blindojë mbrojtjen, Chelsea i tregon çmimin e dyshes spanjolle

by admin
Spread the love

Mateu Alemany dhe Joan Laporta theksuan gjatë prezantimit të Jules Koundé se merkatoja e Barcelonës nuk ka përfunduar akoma. Klubi blaugrana tashmë kërkon që të përforcojë prapavijën dhe objektivat janë bërë të njohur prej shumë kohësh.

Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta kanë dhënë miratimin e tyre për tu kthyer në Spanjë, por Chelsea për momentin po bën rezistencë. Pronari i ri i “bluve” Todd Boehly në një darkë me drejtuesit e klubit spanjoll ka kërkuar 25 milionë euro për të dy mbrojtësit.

Barcelona po qëndron në pritje, sepse e vlerëson si të ekzagjeruar këtë shifër për dy lojtarë që janë mbi 30 vjeç dhe u skadon kontrata vitin tjetër. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like