Barcelona sfidon Manchester United, buzëqeshin Juventus dhe Roma

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është hedhur në Nion të Zvicrës edhe shorti i Play Off-it të Europa League, që ka dhuruar disa përballje shumë interesante.

Goglat kanë dhuruar menjëherë një përplasje gjigantësh, pasi Barcelona do të sfidojë Manchester United. Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Leverkusenit dhe Monacos, por edhe përballja Sevilla-PSV. Juventusi do të sfidojë francezët e Nantes, 26 vite pas gjysmëfinales së Champions League, Roma do të luajë kundër Salzburgut.

Ajax do të luajë kundër Union Berlin, ndërsa Sportingu do të sfidojë Midtjylland. Shakhtar-Rennes është sfida tjetër e Play Off-it.

BARCELONA-MANCHESTER UNITED

JUVENTUS-NANTES

SPORTING-MIDTJYLLAND

SHAKHTAR-RENNES

AJAX-UNION BERLIN

LEVERKUSEN-MONACO

SALZBURG-ROMA

SEVILLA-PSV

Ndeshjet e Play Off-it do të zhvillohen në 16 dhe 23 shkurt. Faza e 1/8-ve të finales në datat 9 dhe 16 mars, ndërsa çerekfinalet në 13 dhe 20 prill.

Fituesit e 8 sfidave të Play Off-it do t’u bashkohen 8 skuadrave që fituan grupet e UEFA Europa League për të kompletuar 16 skuadrat më të mira të turneut. Shorti për fazën e 1/8-ve të finales do të hidhet në 24 shkurt.

Foto: UEFA Europa League Twitter

You may also like