Barcelona sfidon gjigantët italianë për mbrojtësin e Gjermanisë

by admin
Spread the love

Matthias Ginter do të largohet nga Gladbahu në merkaton e verës pasi nuk do të rinovojë më me gjermanët, ashtu siç bëri Denis Zakaria që shkoi te Juventusi në janar.

Mbrojtësi gjerman ka vendosur që ta përfundojë të gjithë sezonin në Bundesligë dhe pastaj të nisë një tjetër aventurë. Skuadrat që duan të fitojnë shërbimet e gjigantit të mbrojtjes janë të shumta, mes tyre edhe Barcelona.

Katalanasit janë duke kërkuar të forcojnë mbrojtjen me profile futbollistësh të tillë, të mirë dhe me kosto zero. Për këtë arsye kanë shfaqur interes edhe për Andreas Cristensen dhe Cesar Azpilicueta nga Chelsea.

Gjithsesi për të transferuar Ginter duhet të thyejnë konkurrencën e Interit dhe Juventusit. Megjithatë, në kampin katalanas janë të vetëdijshëm që kjo lëvizje varet edhe nga e ardhmja e Araujo. / oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like