Barcelona nxjerr në shitje Kessie, mesfushori mund të largohet që në janar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

U afrua me bujë gjatë merkatos së verës, por Franck Kessié nuk po arrin që të gjejë hapësira në radhët e Barcelonës dhe tashmë largimi nga Spanja duket më shumë se një hipotezë.

Sipas “AS”, klubi katalanas është i gatshëm që të shesë mesfushorin që në janar nëse vjen një ofertë prej 10 milionë eurosh.

Për momentin klubi i vetëm i interesuar për lojtarin është Aston Villa. Mesfushori i është ofruar edhe Interit, por klubi zikaltër nuk ka ndërmend që të paguajë për të blerë kartonin e lojtarit dhe është i gatshëm ta rikthejë në Milano vetëm me një formulë huazimi. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like