Barcelona nuk dorëzohet për Raphinha, ofron më shumë para se Chelsea

by admin
Spread the love

Ditët e fundit nga Anglia kanë dalë zëra se ylli i Leeds, Raphinha ka arritur një marrëveshje me Chelsea dhe transferimi i tij te “Blutë e Londrës” është shumë pranë. Chelsea do të paguante për kartonin e lojtarit rreth 64 milionë euro, një shumë që ka përmbushur interesant e Leeds.

Megjithatë, Barcelona nuk heq dorë aq lehtë për të veshur me fanellën katalanase brazilianin. Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka bërë një ofertë tjetër që e kalon atë që Chelsea ka bërë për brazilianin.

60 milion euro për blerjen dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh është oferta e Barcelonës që shkon në total në 70 milionë euro. Ditët në vazhdim pritet zhvillime të reja, por për momentin Barcelona po fiton ankandin për Raphinha. /oversport.tv

Foto: Leeds United, Facebook

You may also like