Barcelona në epërsi, shënon Ansu Fati

by admin
Spread the love

Barcelona është mysafire e Dynamo Kyivit në Stadion NSK Olimpiyskiy të Kievit, në një tjetër përballje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.

Kur po luhet minuta e 71’të e ndeshjes, Barcelona ka arritur të kalojë në epërsi me golin e Ansu Fatit.

Ndryshe, kjo është paraqitja e 50-të e Ansu Fatit për klubin e Barcelonës.

Blagranët e kanë fituar vetëm një ndeshje dhe i kanë humbur dy në kuadër të Grupit E, ashtu që kanë arkëtuar vetëm tri pikë.

Fitorja ndaj ekipit ukrainas (që ka vetëm një pikë) është domosdoshmëri për skuadrën katalunase në përpjekje për të siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt.

/Insporti.com

You may also like