Barcelona kthehet te fitorja në La Liga – Shqip

by admin
Spread the love

Vitor Roque ringre blaugranat, mund Osasunën minimalisht në shtëpi

Barcelona fitoi minimalisht kundër Osasunës në shtëpi në takimin e javës së 22 të La Liga-s, duke u rikthyer te fitorja. Sfida nuk nisi mirë për blaugranat. Ferran Torres doli i dëmtuar pas 5 minutash, duke shtuar dhimbjen e kokës për trajnerin Çavi.

Lotët e sulmuesit shqetësuan stafin teknik dhe teknikun. Në vazhdim sfida u bë e luftuar. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 63 të lojës. Talenti brazilian realizoi pas vetëm 68 sekondash në fushë, duke u bërë zëvendësuesi i dytë më i shpejtë që shënon për klubin në La Liga këtë sezon, pas Guiu.

18-vjeçari u transferua në janar te blaugranat për shumën e 40 mln eurove, nga Atletiko Parana-ense. Vitor Roke shkaktoi pesë minuta më pas pezullimin nga loja të Unai Garcia. Me këtë triumf, blaugranat shkojnë në kuotën e 47 pikëve në klasifikim, ndërsa Osasuna ka 26 pikë.

You may also like