Barcelona fiton me përmbysje kundër Linares, kualifikohet për në rrethin tjetër të Kupës së Mbretit

by admin
Spread the love

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Linares në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit.

Katalunasit arritën të fitojnë me përmbysje në rezultat 1-2, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Linares kaloi fillimisht në epërsi përmes golit të Hugo Diaz që u asistua nga Carnicer 19′, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e aprë.

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte shumë më e mirë dhe arriti të shënoi dy herë brenda gjashtë minutave për të përmbysur rezultatin.

Ishte Ousmane Dembele që me një gol të bukur barazoi shifrat 63′, derisa Jutfla pastaj pas një asistimi të Nicos vulosi fitoren 69′.

Linares në fakt gjetën edhe një herë golin, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Barcelona ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa do e mësojë kundërshtarin pas hedhjes së shortit.

You may also like