Barcelona e nis me barazim, nuk ia del dot të mposht Rayo Vallecanon

by admin
Spread the love

Barcelona e nis me një barazim pa gola përballë Rayo Vallecano edicionin 2022-2023 të LaLiga. Ekipi i Xavit provoi në të gjitha mënyrat për të gjetur rrugën e rrjetës, por nuk ia doli dot duke dalë nga “Camp Nou” me vetëm një pikë.

Robert Lewandowski realizoi një gol të shpejtë për katalanasit, por gjyqtari i takimin e anulon për një pozicion të parregullt. Barcelona vazhdon të provojë, por sërish pa sukses.

Përpiqet edhe Rayo Vallecano që kërkon të surprizojë dhe të hesht Camp Noun, por në asnjë rast nuk tregohen të qartë përballë portës. Barcelona vazhdon të rrisë presionin me kohën që është duke luftuar kundër saj. Robert Lewandowski humb disa raste të mira shënimi dhe në fund takimi mbyllet me shifrat 0-0.

Më parë u luajtën në LaLiga edhe dy sfida të tjera. Celta Vigo u ndal në barazim 2-2 përballë Espanyolit të Keidi Bares, ndërsa Villarreal mposhti pastër 3-0 Real Valladolidin. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like