Barça vazhdon përfitoj nga Messi, fanellat e tij vazhdojnë të shiten

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

-Barcelona vazhdon të bëjë biznes falë Lionel Messit. Dyqani zyrtar i klubit vazhdon të shesë fanellat e yllit argjentinas. Kanë kaluar katër muaj që kur 7 herë fituesi i Topit të Artë i dha lamtumirën Barcelonës, por klubi katalanas, falë argjentinasit, vazhdon të gjenerojë të ardhura.

Në fund të fundit, Messi ishte futbollisti më i rëndësishëm në historinë e klubit dhe disa tifozë, si dhe disa dashamirës të futbollit janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për të marrë një fanellë të ish-numrit 10.Barcelona e di këtë dhe në dyqanin zyrtar të klubit është ende e mundur të blihen artikuj të argjentinasit si lojtar i Barcelonës.

Në dyqanin e klubit mund të gjesh ende shiritin e kapitenit por edhe fanellat me autografe të sulmuesit. Fanella e sezonit të kaluar me autografin e tij ka një çmim që shkon në 1170 euro. Shiriti i kapitenit i firmosur nga lojtari, nga ana tjetër, është më i lirë dhe shitet për 643 euro.

Në dyqanin zyrtar të klubit është edhe një fanellë e sezonit 2013-2014 të nënshkruar nga ylli argjentinas, por edhe nga Xavi Hernández dhe Andrés Iniesta. Në këtë rast, siç raporton As, çmimi i fanellës shkon deri në 2950 euro. Dyqani gjithashtu vazhdon të përdorë imazhin e Messit së bashku me atë të legjendave të tjera të klubit spanjoll.

You may also like