Barça nuk po e bind të rinovojë, Liverpool kërkon të rrëmbejë Gavin

by admin
Spread the love

Problemet e fundit që po has Barcelona në tratativën për rinovimin e kontratës së Gavit, mund të shtyjnë mesfushorin e ri drejt Premier League.

Sipas asaj që shkruan “Sport”, Jurgen Klopp e pëlqen shumë 17-vjeçarin spanjoll dhe ka muaj që i ka kërkuar drejtuesve të Liverpool, që të bëjnë një sforco ekonomike për të blerë Gavin.

Anglezët janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën prej 50 milionë eurosh, por spanjollët nuk duan që të humbasin një xhevahir dhe po vazhdojnë bisedimet me agjentin e lojtarit.

Dëshira e mesfushorit është që të vazhdojë të qëndrojë në Katalonjë, por për momentin nga shumë diferencën mes kërkesës dhe ofertës. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like