Barça ëndërron Mappenë, ja plani për të sfiduar Realin

by admin
Spread the love

Të mendosh që Barcelona mund të nënshkruajë me një futbollist të madh sezonin e ardhshëm sot tingëllon si utopi. Sepse klubi katalan, mbështetur në auditimet dhe deklaratat e drejtuesve të saj, është në prag falimentimi. Gjithsesi, në ambientin “blaugrana” besojnë se do të jenë në gjendje të bëjnë të paktën një goditje të madhe për sezonin ‘22/’23.

Kufiri i pagave do të rritet vitin e ardhshëm dhe, pavarësisht borxhit të madh që paraqet klubi, do të jetë mundësia për një afrim shumë të rëndësishëm. Madje jo një lojtar dosido, por Kylian Mbappenë. Sigurisht, si lojtar i lire, pasi t’i përfundojë kontrata me PSG-në.

Mbappé e ka pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga PSG dhe se ai kishte ofertë nga Madridi, por ekipi bëri francez për gjithçka për ta mbajtur. Por Barça planifikon të ndërhyjë në këtë marrëdhënie me shpresën se mund të bëjë surprizën e madhe, duke siguruar një lojtar që i mungon organikës prej shumë kohësh.

Barça do t’ia besojë negociatat ndërmjetësit izraelit, Pini Zahavi, i cili bëri të mundur transferimin e Neymarit nga Barça te PSG për 222 milionë euro. Mbapé do të merrej falas, por klubi do t’i duhet t’i paguajë një bonus transferimi.

Sipas burimeve pranë Barçës, klubi “blaugrana” është gati t’i paguajnë sulmuesit 90 milionë si bonus lirimi. Te Barça besojnë se Madridi është i gatshëm të paguajë vetëm 50 milionë. Mbappe gjithashtu mund të joshet me një pagë më të lartë se ajo që i ka ofruar klubi mbretëror.

Real Madrid, duhet pranuar, ka çdo avantazh për të nënshkruar me Mbappenë nëse sulmuesi largohet nga PSG në fund të sezonit.


Top Channel

You may also like