Barazimi tërbon Sarrin: Nuk kam parë skuadra të tilla në Premier League

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lazio mori vetëm një pikë ndaj Lecces duke vënë në rrezik objektivin Champions League.

Goli i Milinkovic- Savic në minutat shtesë, vendosi barazimin 2-2 dhe evitoi humbjen e bardhekaltërve. Trajneri Maurizio Sarri analizoi performancën e djemve të tij dhe thumboi skuadrën e Lecces në deklaratën pas ndeshjes.

Pashë gjëra negative dhe pozitive. Nuk mund të pësosh gol nga rivënia anësore 20 sekonda përpara fundit të pjesës së parë. E papranueshme! Por më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës në minutat e fundit.

Arbitrimi? Kishte shumë episode. Ishte një full sade ndaj Basic, por ndoshta ishte jashtë zone. Maresca më pëlqen, por mërzitem kur arbitra të tillë e humbasin kontrollin sa i përket minutazhit të lojës.

Në Premier League nuk kam parë asnjë skuadër të sillet si Lecce, edhe pse arbitrat anglezë janë më të dobët se këtu“, deklaroi Sarri.


Top Channel

You may also like