Barazim pa gola në Shtip – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fitore të sigurta të Makedonija Gj.P. dhe Sileksit

Me tre ndeshjet që u zhvilluan në pasditën e sotme u kompletua java e 21-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Në pesë ndeshjet e kësaj jave vendasit shënuan dy fitore, dy ndeshje pëfunduan me barazim dhe një ndeshje i takoi ekipit mysafir ku u shënuan gjithësejt 18 gola.

Derbi i kësaj jave mes Bregallnicës dhe Shkëndijës që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Shtip përfundoi pa gola 0-0. Kuqezint tetovar paten rastin që të fitojnë në këtë ndeshje por kur nuk realizohen raste atëherë edhe me një pike duhet të jetë kënaqur.

Makedonija Gj.P me një lojë të shkëlqyer dhe efikase shënoi fitore të sigurt kundë Tikveshit me rezultatin 3:0 me golat që i shënuan Arbi Vosha në minutën e dytë, Filip Mishevski në minutën e 76 nga penaltia dhe Emir Skenderi në minutën e 89-të. Me tre pikët e sotme Makedonija Gj.P me 24 mbanë pozitën e 7-të, ndërsa Tikveshi me 28-pikë është pozitën e pestë.

Fitore të sigurtë sot shënoi Sileksi dhe ate në Prilep kundër Pobedës me rezultat të thell 4-1. Me këto tre pike sileksi mbanë pozitën e katërt me 32 pikë. Në dy ndeshjet që u zhvilluan të shtunën Shkupi – Aklademia Pandev përfundoi me baraziim 3-3 dhe Rabotniëki – Skopje 4-0.

Pas kësaj jave tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 39 pikë para Shkupit që ka 38 dhe Shkëndijës në pozitën e tretë me 32 pikë aq sa ka edhe Sileksi në pozitën e katërt. Java e 22-të zhvillohet të mërkurën.

Rezultatet e javës së 21-të

Bregallnica – Shkënija 0-0

Makedonija Gj.P – Tikveshi 3-0

Pobeda – Sileksi 1-4

Shkupi – Ak.Pandev 3-3

Rabotniçki – Skopje 4-0

Tabela: Struga Tl. 39 pikë, 2.Shkupi 38, 3.Shkëndija 32, 4.Sileksi 32, 5. Tikveshi 28, 6.Bregallnica 26, 7.Rabotniçki 24, 8.Makedonija Gj.P 24, 9.Ak.Pandev 16, 10.Pobeda 13, 11.Skopje 13 pikë

Në javën e 22-të, të mërkurën takohen:

Struga TL – Shkupi

Shkëndija – Rabotniçki

Sileksi – Bregallnica

Ak.Pandev – Pobeda

Skopje – Makedonija Gj.P

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like