Barazim në Skënderbeu-Vllaznia, Egnatia merr fitoren e parë dhe mund Kastriotin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka fitues në sfidën mes Skënderbeut dheVllaznisë, ndeshje e javës së katërt të Abissnet Superiores.

Në Korçë të dyja skuadrat morën nga 1 pikë pasi e mbyllën 90 minutëshin me barazimin pa gola 0-0. Në pjesën e parë,  skuadra e Skënderbeut e nisi më mirë sfidën, por ishte Vllaznia që krijoi shanset më të mira në fundin e këtij 45 minutëshi.

Në fillim ishte Kruja pas një goditje dënimi që vuri në provë portierin Rexhepi, ndërsa pak çaste më vonë Diagne goditi shtyllën me një goditje me kokë. Pjesa e dytë nisi me incidente me Vllazninë që mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mevlan Adilit.

Në fundin e pjesës së parë Adili u përfshi në një përplasje me Zguron dhe me fillimin e 45 minutave të dyta, arbitri Enea Jorgji ndëshkoi 2 lojtarët me kartonë të verdhë. por për Adilin e Vllaznisë ky ishte kartoni i dytë i verdhë që u kthye në të kuq.

Pas këtij momenti tensioni, pjesa e dytë pati shumë pak për të treguar dhe skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 0-0 me Vllazninë që shkon në 6 pikë, ndërsa Skënderbeu në 3 pikë. Egnatia regjistroi fitoren e parë sezonale teksa mundi Kastriotin me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar dhe ku të dyja skuadrat mbetën me 10 lojtarë pasi Kodra për krutanët dhe Telushi për Egnatian u ndëshkuan me karton të kuq.

Egnatia mori avantazhin me golin e Pedro Augustos me penallti në pjesën e parë, por Kastrioti barazoi me Ajazin. kur u mendua se sfida do mbyllej në barazim, Egnatia shënoi golin e fitores në 2-1 po me Pedro Auguston duke marrë 3 pikë me vlera.

Java e katërt e Abissnet Superiores do të mbyllet me sfidat Tirana-Laçi dhe Kukësi-Teuta, sfida që do të transmetohen në platformën Digitalb.


Top Channel

You may also like