Barazim mes polemikash në Chelsea-Tottenham, përplasje midis Tuchel dhe Conte

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenham dhe Chelsea janë ndalur në një barazim 2-2 në supersfidën e javës së dytë të Premier League, në një ndeshje ku nuk kanë munguar edhe polemikat midis dy teknikëve Conte dhe Tuchel. Goli i minutës së fundit nga Harry Kane bëri që ekipet të ndanin nga një pikë në këtë takim, ndërsa më parë Chelsea e pa veten dy herë në avantazh.

Ndeshja nis mirë për “Blutë e Londrës” që dominojnë takimin dhe gjejnë rrugën e rrjetës me anë të mbrojtësit Kalidou Koulibaly. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Tottenham kërkon të rikthejë sërish ekuilibrin.

Këtë gjë e arrin në minutën e 68 kur Emil Hojbjerg gjen rrugën e rrjetës dhe e çon rezultatin në 1-1. Chelsea vazhdon të luajë në sulm dhe kalon sërish në avantazh, këtë herë me Reece James.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte me Chelsea që del nga stadiumi me tre pikët, është Harry Kane që mendon të prish festën e bluve. Një goditje me kokë e ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes së Chelsea i çon shifrat në 2-2.

Pas ndeshjes polemikat shtohen edhe më shumë me Conten dhe Tuchel që në momentin ku i japin dorën njëri-tjetrit përplasen fizikisht duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like