Banorja e BBV rrëfen betejën me kancerin, lë shtëpinë dhe i nënshtrohet menjëherë kontrolleve

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Nita, ka rrëfyer ditën e sotme betejën e saj me kancerin në gji. Ajo mblodhi rreth vetes të gjithë konkurrentët e tjerë dhe tha se vitin e kaluar ka kryer një operacion dhe çdo gjë ka përfunduar me sukses.

Mirëpo, disa ditë pasi është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, Nita tregoi se ka pasur disa shqetësime gjatë kohës së gjumit dhe këto gjëra i ka vënë re edhe Diola. Ajo u kërkoi banorëve mos të ndjejnë dhembshuri për të, pasi është mirë.

“Para një viti e gjysmë kam patur tumor në gji. Jam operuar dhe ka kaluar çdo gjë me sukses. Po në momentin qe kam hyrë këtu në shtepi ka disa ditë që kam patur disa shtrëngime, disa shqetësime disa dhimbje gjatë kohës që kam fjet, gjatë ditës dhe që Diola e ka vënë re dhe ka qënë e shqetësuar për këtë gjë.

Dua t’ju them që të mos ndjeni dhembshuri për mua. Unë jam shumë mirë prindrit e mi e dinë dhe u kam treguar të gjithëve. Për nja 4 minuta nuk do të jem me ju. E ndjeva obligim për t’ju thënë për të gjithë njerëzit që më kanë pytur çfarë ke dhe si ndihesha. “- tha Nita për banorët.

You may also like