Banori i Big Brother VIP Kosova e pranon live gjatë spektaklit: Jam bis*ksual

by admin
Spread the love

Një nga banorët e reality show-t shumë të shikuar në Kosovë, Big Brother VIP Albania, Edon Shileku ka pranuar live në puntatën e së premtes se është biseksual, duke zbuluar kështu për herë të parë orientimin e tij seksual.

Edoni ka pranuar se i përket komunitetit LGBTIQ+, pas një debati të fortë me një nga konkurrentët e tjerë të këtij programi, Bekën, i cili e ka pyetur shumë herë rreth orientimit të tij seksual.

‘Kam për të treguar diçka që ndoshta kërrkush prej jush ndoshta nuk e di. Unë i përkas komunitetit LGBT, unë jam shkronja B e komunitetit LGBT. E di e dashura ime, e di familja ime, e di shoqeria ime. Kam dashur ta tregoj prej një perspektive straight sepse ne si komunitet kemi nevojë për përkrahjen e personave straight dhe jo për përkrahjen e personave të komunitetit.

Për këtë kam dashur të shoh si po qaseni ju kur nuk e dini këtë informacion. Edhe si përfundim asnjëri nga ju nuk më ka pyetur se çfarë orientimi seksual e kam sepse do e kisha treguar”- tha Edoni gjatë spektaklit ‘Dancing With The Stars Albania’ në Klan Kosova.

You may also like