Banorët përpiqen të ”qetësojnë gjakrat” pas konfliktit të Semit dhe Ilirit – Shqip

by admin
Spread the love

21:21 | 20 Tetor 2021

Debati mes Ilirit, Semit dhe Donaldit është finalizuar me shkëputje komunikimi ndërmjet këtyre banorëve.

Të gjitha palët janë përpjekur të sqarojnë qëndrimet e tyre tek miqtë e tjerë.

Shumica prej banorëve kanë shprehur mospëlqim për gjithë situatën e pakëndshme të krijuar.

Për të ndryshuar këtë atmosferë, gjithësecili prej tyre është përpjekur të pajtojë protagonistët e debatit, në mënyrë të tillë që t’i rikthehen normalitetit.

‘’Nuk ndihem mirë kur ju shikoj kështu, nuk më mbaj vendi. Sikur ta sqaroni këtë gjë, në mos të bëhëni miq të paktën të jeni rehat kur  jemi të gjithë bashkë’’,- i tha Sabiani- Ilirit.

Të njëjtën gjë ka tentuar edhe Arjola, Monika apo Sheila por mesa duket banorët janë të sigurtë për qëndrimet e tyre.

Lajme interesante

You may also like