Banorët me gjest human, shuma e fituar nga prova javore shkon për jetimat e Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

20:55 | 22 Dhjetor 2021

Këtë javë banorët kanë arritur të fitojnë buxhetin maksimal pas provës javore.

Por ata kanë vendosur të bëjnë një gjest humanitar, shkruan lajmi.net.

Të gjithë së bashku kanë vendosur që shuma e fituar të ju dhurohet jetimave në Kosovë. Se ku saktësisht të dërgohet kjo shumë Dagz-i ka kërkuar që Pm-i të përkujdeset për këtë.

Beniada mbrëmë bëri zgjedhjen e surprizës për pushime në Dubai dhe Maldive, ku si pasoj banorët do të duhet të kalojnë disa netë në oborr.

Sonte është nata e dytë e tyre që do ta kalojnë në oborr.

Gjithashtu përveq Beniadës, Beatrixit dhe Dagz-it të gjithë banorët janë në nominime./Shqip/

You may also like