Banorët: Komunat “serbe”, plot korrupsion (VIDEO)

by admin
Spread the love

Organizata Aktiv ka përgatitur për qeverisjet komunale një Udhërrëfyes për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Rritjen e Transparencës.

Dokumenti me 44 rekomandime, i përkrahur nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, u prezantua të mërkurën.

Udhërrëfyesi u përpilua pas një hulumtimi në komunat me shumicë serbe, për perceptimin e qytetarëve rreth korrupsionit në qytetet e tyre, njofton Klan Kosova.

68% e të anketuarve janë përgjigjur se kjo dukuri është e pranishme në komunitetin e tyre, derisa 63% kanë thënë që komuna është e kufizuar ose shumë e kufizuar sa i përket transparencës.

Krejt qytetarët e pyetur vlerësojnë se qeveria qendrore është më e korruptuara.

You may also like