Banorët e rinj përpiqen ta sulmojnë, Luizi: Jeni një tufë lepurushash

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se hyrja e banorëve të rinj një javë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP ka sjellë tensionet e para të vërteta edhe me ‘banorët e vjetër’. Ngacmimet kanë qenë të shumta me disa prej tyre, e kryesisht me këngëtarin Luiz Ejlli.

Së fundmi teksa ndodheshin të ulur së bashku në oborr, Luizi, Qetsori dhe Fotinia, këngëtari ju ka bërë të ditur se sado të mundohen të bëhen grupe për ta sulmuar atë, ata sërish mbeten një “tufë lepurushash”.

“Nëse ti bëhesh grup, je duke ma bërë ti me tendencë. Po më hyn në hak. Se nuk je i fortë vetëm. Se je thjesht një lepurush që do me u bashkuar me tufën,”-ka shtuar Luizi për të gjithë ato që bëhen grupe për ta sulmuar.

You may also like