Banorët e Big Brother VIP që rrezikojnë të eliminohen rrëfejnë si janë ndjerë gjatë kësaj jave

by admin
Spread the love

Banorët VIP që rrezikojnë të eliminohen nga Big Brother VIP ditën e sotme janë Arditi, Kledi, Paloma dhe Semi. Ata kanë rrëfyer se si janë ndjerë gjatë kësaj jave.

Kledi dhe Semi kanë rrëfyer se ndihen mirë që debatet janë sqaruar dhe të gjithë i kanë marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin pasi nuk flisnin nga diskutimi Ilir-Semi.

Ardit: Jam shumë mirë. Kam arritur të bëj paqe me Palomën. Ka qenë një javë jo e lehtë për të përballuar dhe situatën gjatë Primet. Tani jam shumë më mirë. Ethet rriten kur fillon emisioni por gjatë javës nuk kam ndjerë diçka për nominimin.

Kledi: Me thënë të drejtën, nominimi ishte gjë e bukur se nga një anë thoja, mos do dal, nga ana tjetër thoja jo do e shijoj. U ndjeva mirë që u pajtuam me grupin se do nidhesha keq po të dilja me këtë situatë.

Paloma: Këtë herë e kisha më të vështirë se përjetova një situatë pa dashur të lëndoj njeri. Më bëri të reflektoja gjatë ditëve qëe të qepja gojën se po laja e shpëlaja.

Semi: Jam ndjerë dyfish fajtore se më dukej sikur isha unë shkaku që banorët u ndanë në 2-3 grupe. Më erdhi mirë që i dhamë njëri-tjetrit dorën e u përqafuam. Për nominimin, nuk e kam ndjerë. Kaq.


You may also like