Banorët e “Big Brother VIP” po “jetojnë” bashkë edhe jashtë shtëpisë më të famshme

by admin
Spread the love

“Big Brother VIP” prej muajsh është kthyer në një fenomen dhe banorët janë padyshim personat më të komentuar jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në bisedat e përditshme.

Duke qenë se “Big Brother” është mbi të gjitha një garë, shpesh kemi parë që banorët të debatojnë mes tyre. Sigurisht, shumë sherre janë edhe banale sikurse ndodh në çdo shtëpi.

Teksa reality show vijon ende, shumë banorë kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre dhe i janë rikthyer jetës së mëparshme. Por, pavarësisht të gjithave ata kanë ruajtur raportet e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ish-banorët postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale duke treguar se kalojnë ende kohë bashkë.

Mbrëmjen e sotme Fifi, PM, Sarah, Sabiani dhe Kledi kanë darkuar me njëri-tjetrin. Ata kanë publikuar një foto të bashku në Instagram duke marrë pafund komente pozitive.

Shumë vëmendje kanë marrë edhe Fifi me Sarah që janë takuar ditën e sotme për herë të parë jashtë “Big Brother VIP”. Vajzat kanë lënë pas çdo keqkuptim që ndodhi mes tyre në reality-show për të nisur nga e para miqësinë e tyre. Sarah ka publikuar në rrjetet sociale video nga takimi i tyre ku shihet tek përqafohen të qeshura. Videoja është pritur shumë mirë edhe nga njerëzit që kanë vlerësuar faktin që ato kanë lënë pas debatin që ndodhi para daljes së Fifit.


You may also like